Kryeministri Kurti do fillojë shkarkimin e Presidentit Thaçi

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK-së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit, transmeton Gazeta Express

Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete, e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshjeje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaçi ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit. /Express/

Në letrat sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaçi i ka këmbyer me ish-sekretarin e NATO-s në vitin 2013, ai zotohet se FSK-ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.

Thaçi në letrën që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrë misione në veri të shtetit, pa KFOR-in.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATOs të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaçi i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Këtë letër e publikoi sot Zyra e Kryeministrit Kurti.

Në opinionin e ZKM-së thuhej se duke e mbajtur sekrete një marrëveshje të tillë, Thaçi ka bërë shkelje të rëndës kushtetuese, ndërsa letrat e shkëmbyera Kurti i ka nisur në adresë të kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ish-sekretari i NATO-s e ka pranuar zotimin e ish-kryeministrit dhe e ka falënderuar Thaçin pasi i dha garancinë që FSK-ja të mos hyjë në veri.

“Faleminderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju po e ofroni që Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR-it)”, thuhet në përgjigjen e ish-sekretarit Rasmussen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?