Kryeministri Kurti: “Në projektin për ndarjen e Kosovës janë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuari i parë në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Televizion.
Gjatë intervistës së tij lideri i Vetëvendosjes është shprehur se sa i përket krizës politike në vend, Kurti deklaroi se, ish ministri i brendshëm Agim Veliu u shkarkua pasi ishte pjesë e planit për copëtimin e Kosovës.

“Në projektin për ndarjen e Kosovës janë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë projekt ndodhej ish minsitri i brendshëm që shkarkova. Nuk është më çështje shkarkimi i një ministri, ai ishte plan. Ky plan ka dy faza; shpallja e ngjarjes së jashtëzakonshme dhe ndarja e Kosovës.

“Unë i kam bërë disa pyetje presidentit që nuk është më përgjigjur. Ai refuzon të flasë me mua por më thotë “të më çojë një emër”. Duhet të përgjigjet paraprakisht për pyetjet e mia”, u shpreh Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse presidenti vazhdon të tentojë një qeveri të re, çfarë do bëjë Albin Kurti?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai nuk është president me kompetenca për krijimin e një qeverie. Nëse nuk ia kam dërguar emrin në letrën e parë pse vazhdon të dërgojë letra. I kanë ngelur edhe pak muaj e do të merret me politikë. Të lerë postin e të futet në garë zgjedhore. Mos të kalojë kompetencat duke shkelur postin”, tha Kurti.

“Presidenti do një kryeministër tjetër që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e të marrë ushtrinë në dorë e të kthehet te projekti për ndarjen e Kosovës, që përshpejton anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai do të jetë sa më larg gjykatës speciale ndaj po punon për Serbinë. Ky është një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin në tërësi”, shtoi Albin Kurti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?