Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dinak, kryeministri Rama i pasinqertë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti dje në darkë kryeministrin Rama, në Athinë.

Deri këtu gjithçka duket normale, pasi janë kryeministra të dy vendeve fqinjë dhe, në mos interesat ekonomike kryesore, në mes janë diku te 600 mijë shqiptarë, të cilët punojnë apo jetojnë në Greqi.

Pas darkës zyrtare, të dy kryeministrat dolën të kënaqur jo nga vera greke apo peshku shqiptar i zënë në detin pranë Sarandës, por diçka “firmosën”. Kryeministri Rama njoftoi se u fol për këtë e atë, por asnjë fjalë pë detin shqiptar apo si quhet më saktë, Marrëveshja e Detit. Ndërkohë që për këtë det kishte shkuar dhe u prit me nderime kalorsiake kryeministri Rama.

Grekët kurrë nuk të presin kaq gëzueshëm, veçse kur arrijnë një synim apo marrin diçka që nuk u takon!

Ndaj të thuash se nuk u fol për detin dhe asnjë milje, nga ato 12 milje që Greqia i do, është një mashtrim i madh publik.

Natyrisht që tema e bisedës ka qenë vetëm një: Si t’i marrë Greqia ato 12 milje!

Me sa duket taktika e Edi Ramës para nisjes nga Tirana ku u rrëshqiti pyetjeve të Blendi Fevziut dhe Eni Vasilit nëse ka rënë dakord për Marrëveshjen e detit me Athinën zyrtare, ka filluar të zbulohet nga entuziazmi i mediave greke që e quajnë Edi Ramën një mik të madh të Greqisë.

Imagjino të të lavdërojë greku! Ose e ke dhënë detin shqiptar ose je në udhën e heshtjes duke ia falur prapë grekut.

Nga mbrëmë nëse duam të jemi të sinqertë me veten, kryeministri Rama ia ka dhënë Detin tonë, Greqisë! Bile po të lidhesh dy vizitat në tre ditë të kryeministrit Rama, në fillim të Presidenti turk Erdogan dhe më pas te kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, del e qartë se krenaria dhe interesi grek është vënë në vijë, sepse atë që humbën përballë Turqisë, e morën nga Shqipëria me dorën e Edi Ramës. Nëse shikon uljen e tensionëve turke-greke, pas deklaratës së kryeministrit shqiptar se “Greqia është në të drejtën e saj për 12 milje në kufi me detin shqiptar”, del se ujdinë mes Turqisë dhe Greqisë e ka bërë edhe kryeministri Rama.

Por duke falur det shqiptar!

Spiten Prulli

 

SHKARKO APP