Kryeministri: Lufta kundër korrupsionit jo gjueti shtrigash, por modernizim i sistemit
shikohet si qeveria e modernizimit të shtetit.
“Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem tjetër nuk ndodh qëveria apo presidenti të kërkojnë nxjerrjen përpara publikut në mënyrë transparente dhe të ballafaqohen me fakte si ato të raportit të CIA-s sic ndodh në një demkoraci, është shembullore në këte drjtim.
Edhe vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, në ministri të caktaura për cështje të caktuara është në fakt vendosja e vlere të respektit të qytetarëve.
Ky forum nuk është një paradë suksessesh, apo për të rahur gjoksin, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transaprencë në raport me cka kemi bëre dhe cka duam të bëjmë.
Një vit më parë në të njejtin format morëm përsipër dias sfida dhe sot jemi këtu për tu ballafaquar , por edhe për të nënvizuar se jemi ende larg objektivit tonë.
Cdo qeveria ka një përcaktim. Përcaktimi për qeverinë tonë në fund të qeverisjes të ishtë që kjo është një qeveri e modernizimit të vendit tonë dhe do të dëshiroja që në fund të mandatit në cdo njerin prej ministrave publiku të identitrfkonte modernizimit të sektorit.
Lufta kundër korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe nuk mund të shikohet si e kufizuar në betejën ndaj të korruptuarëve, lufta kundër korruopsionit është lufta për modernizmin e shtetit.
Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

