Kryeministri Mustafa: Organizatorët e protestës kishin për qëllim marrjen e pushtetit pa votën e popullit
Qeveria e Kosovës edhe njëherë ka dënuar protestën e djeshme të cilën e ka quajtur të dhunshme dhe një tentim që të merret pushteti me forcë.
Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka thënë se sulmi i opozitës mbi policinë është sulm mbi shtetin dhe institucionet e shtetit.“Organizatorët e protestës kishin për qëllim marrjen e pushtetit pa votat e popullit”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ai po ashtu ka deklaruar se dhuna për këta organizatorë është i vetmi mjet politik.“Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanoviqit e as “Trepça” por ka qenë marrja e pushtetit”, është deklaruar Mustafa, duke shtuar se ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar falje ndonëse ne nuk jemi pajtuar me deklarata e tija.(Express)
KOHA JONË SONDAZH

