Kryeministri në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme në Bruksel se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të përshpejtuar anëtarësimin në BE.
“Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitet të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë. Jemi vërtet të gatshëm të bëj më gjithçka që mundemi për të përshpejtuar integrimin në BE. Brukseli ka zemër, ky është vërtet lajm i mirë. Dëshiroj ta mbyll fjalën time duke shprehur mirënjohje për Oliverin, ekipin e tij dhe jo vetëm, për gjithçka që ata bëjnë përtej asaj që është e shkruar në dokumentin e tyre të punës”, tha Rama në një konferencë në Bruksel me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.