Kryeministri, një fotogaleri nga dinamizmi i së dielës në qytetin e Shkodrës

Kryeministri ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një fotogaleri që sjell pamje nga atmosfera e gjallë dhe dinamike e së dielës në qytetin e Shkodrës.

Në postimin e tij, ai ka vënë në pah bukurinë e veçantë të qytetit dhe energjinë pozitive të banorëve që gëzojnë fundjavën. Pamjet përfshijnë momente nga shëtitoret kryesore, çastet pasqyrojnë përfshirjen e gjithë grupmoshave në vitalitetin e Shkodrës në këto ditë të ftohta por me diell.

Ky postim ka tërhequr vëmendjen dhe pëlqimet e ndjekësve, të cilët kanë shprehur vlerësime për promovimin e qytetit dhe bukurive të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra, si një ndër qytetet më me histori dhe traditë në Shqipëri, vazhdon të tërheqë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme të aktiviteteve kulturore dhe turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjallëria e ditës së diel në Shkodra n’Fest ende gëlon mes ngjyrash dhe pulsit. Rrugëve kryesore të qytetin vërshon ritmi i fundjavës dhe mbylljet të sezonit festiv, për t’i lënë vendit të vitit të ri në Shkodrën që ndryshe festoi këtë vit dhe krejt ndryshe e fillon 2025. Një qytet që tregon se po i rikthehet lavdisë së vet, kryeqendrës së Veriut, qytetit ku është i prekshëm ndryshimi dhe me frymë besimi shndërrimi i saj.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?