Kryeministri nxjerr pamjet: Gati blloku i dytë i banesave në Kavajë për 206 familje

Blloku i dytë i banesave në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit dhe po bëhet gati për 206 familje të tjera të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka shpërndarë fotot nga blloku i dytë i banesave në Kavajë.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

“MIRËMËNGJES me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”.

SHKARKO APP