Kryeministri nxjerr pamjet nga kompleksi sportiv në Shkodër: Një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga kompleksi sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër.

Krahas pamjeve, në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan: 

MIRËMËNGJES😊
dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës, i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falenderim të posaçëm, ju uroj një ditë të mbarë🙏

SHKARKO APP