Kryeministri nxjerr pamjet: Qendra e legjendës së tenisit Rafa Nadal do hapë dyert në Durrës

Në një takim të përzemërt mes Rafa Nadal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, u njoftuan planet për hapjen kompleksit Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri.

Qyteti bregdetar i Durrësit do të presë një kompleks multi-sportiv që do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar.

“Dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa ka nxjerrë dhe pamjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen e kësaj qendre sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?