Kryeministri nxjerr pamjet: Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik (FOTO)
“MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe pamjet nga kjo hapësirë edukative e multifunksionale.