Kryeministri pas debatit, “kapet mat” duke pirë kafe me deputetë të PD-së (FOTO)
Nisja e vitit të ri akademik, ishte një ndër arsyet e kritikave, qeveri-opozitë. Në replikat dhe debatin mbi arsimin në vend, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama replikoi disa herë me deputetët e PD-së.
Këta të fundit nga na tjetër, fajësuan poplitikat e qeverisë për mungesë të transparencës si dhe favorizime të universiteteve private.
Kreu i qeverisë, pati debat me deputetin Luçiano Boçi, i cili është dhe kreu i departamentit në PD, për arsimin. Por pjesë e debatit u përfshi dhe Asllan Dogjani.
Por pas këtij debati të zjarrtë, pas momente më vonë, kryeministri është parë të shkëmbejë biseda mjaft miqësore në kafen e institucionit ligjvënës. Siç duket në foto, kreu i qeverisë po vi kafe me demokratët dhe duken te qete.

KOHA JONË SONDAZH

