Kryeministri poston videon e veçantë të rritjes së bletëve në Fushë-Prezë

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje të veçanta nga rritja e bletëve në Fushë-Prezë në Ditën Botërore të Bletëve.

Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan: 

MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Fushë-Preza në Ditën Botërore të Bletëve, ku bletarë të vjetër e të rinj në këtë sektor, po i mbështesim çdo vit e më shumë përmes programeve të qeverisë, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin, ju uroj një ditë të bukur🙏🐝🌸🍯

SHKARKO APP