Kryeministri pranon largimin e të rinjve nga vendi i tij: Jetojmë në një fazë historike ku më shumë ikin sesa vijnë

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka pranuar fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi i tij. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të zonës, kreu i qeverisë u shpreh se ky është një fenomen që ndodh në të gjitha vendet ish-komuniste.

Ka një gjë që unë e them dhe do ta them, nuk e di a humb vota, mbase nuk sjell asnjë votë, mbase më humb vota, por kjo është e vërteta. Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ. Në sensin që më shumë ikin se vijnë. Por ky nuk është një fenomen shqiptar, por është është fenomen i të gjitha vendeve ish komuniste. E dyta, shqiptarët vetëm në një periudhë historike të tyre nuk kanë dalë, kur i mbylli Enver Hoxha në kafaz dhe i bëri si gardelina që duhet të këndonin vetëm këngën e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qenë një popull që ka lëvizur gjithmonë”, tha kreu i qeverisë.

SHKARKO APP