Kryeministri publikon pamje nga tuneli i Skërficës: Me të hapet përfundimisht rruga e re Kardhiq-Delvinë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga punimet në përfundim të tunelit të Skërficës.

Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan se me përfundimin e këtij tuneli hapet rruga e re Kardhiq-Delvinë.

Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES 😊
dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë🙏

 

SHKARKO APP