Kryeministri publikon pamjet e zjarrit në Sazan. Ndërkohë Berisha thotë se ushtria ndodhet në kolaps të plotë
Kryeministri Rama poston video nga ishulli i Sazanit. Me pas ai shkruan:
Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:
“Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.
I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…
Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”
Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…
Kurse ish-kryeministrit Berisha akuzon se “ushtria është në kolaps të plotë!”
Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.
Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.
Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.
I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Përshendetje doktor, jam oficer i ministrisë së mbrojtjes, gjendja katastrofë e forcave tona të armatosura me detyron t’ju drejtohem me këtë mesazh.
Ushtria janë sot është në gjendjen e saj më të veshtirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat.
Aktualisht më shumë se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë komandave por ato nuk ju pranohen dhe ata për shkak të kontratës qëndrojnë në detyrë krejtësisht të pamotivuar. Dorëheqjet e tyre lidhen me rrogat fare të ulëta të ushtarëve dhe kushtet krejt të papërshtateshme.
Oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pas ditë si rojë sigurie ose barmen apo kamarier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.
Shumë e keqe është gjendja në flotën ajrore dhe detare të ushtrisë tonë.
Birn ka investiguar dhe ka bërë publike para 10 ditësh fenomenin e mosfunksionimit të Flotës Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s!
Asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët COUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie…!
Kjo u vërtetua dhe vitin që shkoj, ku gjatë verës kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minutë me fikur zjarret, por u desh me i kërkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane!
Po kështu është situata dhe me Flotën Detare, ku asnjë anijë luftarake nuk është në gatishmëri…!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmëri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buketinin ditor të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrisë…!