Kryeministri Rama bën bilancet e vitit 2014

2014 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje, që nisën me rrëzimin e një avioni me drogë në Divjakë në muajin maj, ndërsa në qershor u organizua aksioni në Lazarat dhe që më pas u pasua edhe me statusin e vendit kandidat.

Por pak javë pas kësaj arritjeje madhore, opozita bojkotoi parlamentin për dhunën ndaj deputetit Strazimiri, ndërsa ndodhi edhe vjedhja e bujshme në Bankën e Shqipërisë që solli arrestimin dhe shkarkimin e Guvernatorit Fullani.

Më 21 shtator Shqipërinë e vizitoi Papa Françesku dhe pas statusit ky ishte momenti më kulmor i gjithë shqiptarëve.

Vizita e Ramës në Serbi pas incidentit me dronin në stadiumin e Beogradit mbetet një tjetër ngjarje e rëndësishme për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, pasi prej më shumë se 6 dekadash, një Kryeministër shqiptar vizitoi zyrtarisht shtetin fqinj.

Vizita u përsërit në dhjetor dhe këtë radhë atmosfera ishte më mikpritëse. Por 2014 ka qenë edhe një vit aksionesh për qeverinë dhe mazhorancën.

Pas drogës, vëmendja u përqendrua te ndërtimet pa leje, për të vijuar më pas me aksionin që ende vijon për hajdutët e energjisë.

Të dy aksionet e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi dhe janë b ërë shkak për daljen në protesta të qytetarëve.

SHKARKO APP