Kryeministri Rama- Sali Berishës: E ke bërë PD si kopsht pa drekë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot qëndrimin e opozitës lidhur me miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se një javë më parë Berisha kërkonte sjelljen në Kuvend të ligjit Byronë, por sot është kundër tij.
“Një javë më parë the se do gjobiteshe po të gënjeje. Sot do haje një gjobë të rëndë. Thatë sillni ligjin dhe sot nuk e pranoni. Mirë ti, por edhe kryetari tjetër nuk di çfarë thotë. E ke bërë PD-në si kopsht pa drekë. E merr atë tjetrin dhe e çon te ndërkombëtarët si në mbledhje me prindërit”,- tha kryeministri Edi Rama.
Kryeministri ka replikuar me Berishën për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet me SHBA. Berisha tha se Qeveria Shqipëria e drejtuar nga Rama ka votuar kundër SHBA për rezolutën për Palestinën. Rama e cilësoi këtë si gënjeshtër. “Mos gënje për çështje globale. Mos përfshi dhe partnerët në botën e gënjeshtrës tënde. Ty gënjeshtrën s’a ndalon njeri, gënje sa të duash për punët e kopshtit pa drekë, gënje sa të duash për kapacitetet e birit (Bashës) që ke lënë atje të kopshti, por mos e lërë vetëm se të turpëroi dhe ty. Gënje për këto gjerat e brendshme po jo për partnerët. Nuk kemi marrë asnjë herë merita për marrëdhëniet me SHBA. As kemi thënë që keni bërë më keq. Tani çfarë do të nxjerrësh me këto gënjeshtra”,- tha Rama.
Pas fjalës së Ramës Berisha u ngrit dhe përmendi sërish çështjen e votës por Palestinës në OKB. “Vetëm ti e votove, si të vetmen lëshim që i bërë Turqisë. Nga abstenim kalove në votë pro”,- tha Berisha.
Në replikën e tij, Rama ka përmendur ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai tha se PD ka bërë propagandë shpifjesh dhe gënjeshtrash dhe se drafti i Qeverisë është i dakordësuar me PD.
“Dy herë ju çove dy herë ju shmange detyrimit që të flasësh BKH dhe për mashtrimin e madh bashkë me administratorin e kopshti pa drekë. Pse keni gënjyer publikun shqiptar në mënyrë të përsëritur dhe keni mohuar një fakt të thjeshtë; që drafti i BKH që qeveria ka sjellë në Parlament është drafti me të cilin jeni dakordësuar ju, 100 %. (u drejtohet deputetëve të PD që flasin nga salla)Ju të tjerët që në kopshtin pa drekë që s’u japin drekë, ka mundësi të mos flisni se nuk dini gjë fare. Jozefinë, të lutem trego etikë, kjo është e vërteta. Ti e di më mirë se në dorë të kujt ka mbetur PD”,- tha Edi Rama.