Kryeministri Rama denoncon Top Channel (Dokumenti)
Një sherr që nuk duket se ka fund mes kryeministrit dhe Top Channel. Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të denoncojë shantazhin dhe pazaret që ofrojnë media të caktuara ndaj qeverisë, gjithnjë në këmbim të mbështetjes mediatike. Dhe, sipas tij, kur nuk marrin favore atëhere sulmojnë në emër të lajmit!
TCH thotë se ne kemi lajme që i duhen publikut dhe jo qeverisë, ndaj kanë forcuar anën kritike në lajmet e tyre.
Por sot në mëngjes Edi Rama poston shënimin në fjalë dhe një faksimile:
“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120 milionë lekë nga AZHBR për t’u treguar shqiptarëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!
Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane… “– shkruan kryeministri.
Nuk ndalon këtu kryeministri, por tregon edhe lajmin e TCH se si nga reklamë e papaguar konvertohet në sulm (shiko faksimilen 2)
Faksimile 2