Kryeministri Rama do hedh “kockën” PD-së: Zgjedhje vendore në pranverë 2022
Nga Herion Mesi-
Faji i PD-së që dorëzoi mandatet e deputetit si dhe nuk u fut në zgjedhjet vendore janë një prej arësyeve kryesore që sot Edi Rama mbreteron prapë majë pushtetit, ndërkohqë që masa popullore nuk e do Rilindjen në pushtet.
PD-ja nuk bëri një listë para 25 prillit që të ingranonte gjithë interesat opozitare në të dhe të përballej me regjimin me një FRONT. Po kështu PD-ja javën e fundit nuk pranoi të dilte në mitingje bashkë me LSI, ndonëse kjo e fundit insistonte se duhej për të krijuar një optimizëm dhe ndezur qytetarët që të dilnin si në një Referendum kundër oligarkisë dhe Ramës.
PD-ja ia dha pushtetin Ramës, me dashje apo dashje!
Tani Rama do ti jap një pjesë të “tortës”. Jo pushtet qendror, por atë vendor. Ndaj në pranverë 2022 kryeministri do ta çojë vendin në zgjedhje vendore në mënyrë që PD-ja të justifikohet para elektoratit se “ja e detyruam tiranin të futet në zgjedhje vendore”.
Dhe me sa duket do ti lerë Durrësin ose Tiranën në mënyrë që de facto të jetë një “bashkëqeverisje”, ku edhe selia blu të hajë një kockë me pak mish vendor.
KOHA JONË SONDAZH

