Kryeministri Rama: Do legalizojmë kanabisin për qëllime mjekësore

Sondazhi i kryeministrit Rama në popull: 61 % duan lejimin e kanabisit, kurse 74 % të ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët para Vettingut!

Sot kryeministri paraqiti rezultatet e sondazhit në popull, me pyetjet që ai kishte nisur qytetarëve.

Dy ishin më kryesoret nga pyetjet në sondazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

A duhet lejuar kultivimi i kanabisit për qëllime mjeksore dhe a duhen penalizuar (pezulluar) para Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kapen në shkelje ligji?

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç ishte parashikuar se qeveria do ti bënte këto vendime të forta, ashtu doli, pra populli thotë “dakort”.

Për kultivimin e kanabisit votuan 61 % , kurse për ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve 74 %.

Ndërkohë kryeministri Rama foli para mediave se do të legalizojmë kanabisin për qëllime mjeksore.

Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qyterarët, do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor.

Do të hapim një front ë ri pune dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet, tha Rama.

Në lidhje me pezullimin e gjyqtarëve që abuzojnë me detyrën ka qenë një tjetër pikë e Këshillimit Kombëtar, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se do bëhet nëpërmjet një ndërhyrjeje në legjislacion.

Ne nuk hyjmë në pushtetin e pavarur, por është dhe pushtet legjislativ dhe është pushteti legjislativ që përcakton rregullat për pushtetin tjetër. Nuk bëhet fjalë të pezullojë qeveria gjykatësit, por për të bërë një ndërhyrje në legjislacion që ka qenë në draftin e reformës në drejtësi, por ka rënë rrugës, që këta njerëz të pezullohen në vend dhe të pezulluar të hetohen, jo të vazhdojnë punën këta, të vazhdojnë të bëjnë gjëma, qytetarët e kanë kuptuar shumë qartë këtë. Edhe vendimi im ka qenë siç është ky që thonë qytetarët, por përsëri dhe mbështetja e qytetarëve për këto vendim natyrisht na jep një përgjegjësi më shumë dhe patjetër dhe një pozicion më të fortë. Si do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë ashtu siç kemi bërë të gjitha gjërat që kemi thënë, mbase do të marrë më shumë kohë se nuk është vetëm në dorën tonë. Gjërat që unë them bëhen. Është vetëm çështje kohe. Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Është çështje kohe dhe është dhe çështje si shkon procesi”, deklaroi Rama.

PYETJET DHE REZULTATET: 

Nënat me fëmijë të mitur duhet të kenë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti
431 881 – PO

73 233 – JO

26 111 – NUK E DI

Të ashpërsohen dënimet për autorët përsëritës të krfimeve
431 881 – PO

73 233 – JO

26 111 – NUK E DI

Të mbrohen nga shteti ata që denoncojnë pagat fiktive nga punëdhënësit
353 243 – PO

120 898 – JO

36 017 – NUK E DI

Pensionistët që punojnë të mos paguajnë kontribute shoqërore
332 090 – PO

136 041 – JO

38 631 – NUK E DI

Emigrantët që depozitojnë kursimet në Shqipëri duhet të marrin amnisti të plotë
332 093 – PO

120 360 – JO

53 336 – NUK E DI

Të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore
308 992 – PO

148 092 – JO

51 051 – NUK E DI

Të paraqitet certifikata e vaksinimit në çdo ambient të mbyllur
210 235 – PO

265 040 – JO

29 389 – NUK E DI

Të ashpërsohen masat kundër evazionit fiskal
327 055 – PO

135 912 – JO

38 570 – NUK E DI

Qeveria të marrë masa më të ashpra nga persona apo subjekte që ndotin hapësirën publike
348 075 – PO

85 980 – JO

31 152 – NUK E DI

Të pezullohen gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar vetingun
372 098 – PO

97 551 – JO

33 080 – NUK E DI

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE
343 420 – PO

96 910 – JO

72 871 – NUK E DI

Ballkani i hapur ka pasur ndikim pozitiv apo jo
303 018 – PO

134 879 – JO

79 666 – NUK E DI

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?