Kryeministri Rama e njeh paqen me gazetarët

Gazetari Enrik Mehmeti ka marrë një urim të veçantë në 32-vjetorin e lindjes. Është kryeministri Edi Rama i cili i ka dedikuar një urim special, përmes një video-mesazhi. Urimin gazetari e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Sapo më erdhi ky urim surprizë nga Kryeministri Edi Rama!

Vlerësoj çdo urim nga secili prej juve miqtë e mi, sepse edhe një minutë i shpenzuar për një telefonatë, mesazh, postim apo videomesazh është një shenjë që më vlerësoni. Përqafime për të gjithë!”, shkruan gazetari teksa poston më tej videon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Enrik edhe 100, 32, dhe 32, dhe 32, edhe pastaj edhe 32 të tjera. Tamam vlonjat  i fortë, i paepur dhe patjetër rilindas. Të përqafoj”, – thotë kryeministri në video-mesazhin e urimit për gazetarin Enrik Mehmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama ka raporte jo fort të mira me mediat dhe gazetarët, ku në deklarata të ashpra ka ulur integritetin e tyre dhe i ka quajtur mediat kazan. Por ky urim, mbetet një surprizë jo vetëm për Enrikun, por me shumë gjasë surprizon të gjithë gazetarët, dhe jo vetëm. Të jetë kjo një shenjë paqeje me mediat?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?