Kryeministri Rama: Ekonomia e vendit tonë është rritur me +18% në tremujorin e dytë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin e mirë se ekonomia e vendit tonë është rritur me +18% në tremujorin e dytë.
Sipas Ramës, ky hap është një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË
Kryeministria- Konferencë e përbashkët e Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Ekonomia rritet me +18% në tremujorin e dytë dhe shënon rritjen më të lartë në rajon
Kjo rritje zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi
Industria, tregtia dhe ndërtimi janë kontribuesit më kryesorë në rritjen e fortë të ekonomisë, duke konfirmuar përmirësimin e ndjeshëm të aktivitetit ekonomik, falë reformave, mirëqeverisjes ekonomike dhe rikthimit të të gjitha vendeve të humbura të punës vitin e kaluar
#SkaKohëPërPushim