Kryeministri Rama flet për arrestimet e dosjes nr.339
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjete sociale ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve që mbushën kutitë e votimit në 2017 në tre qendra në Durrës. Për Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.
Postimi i plotë
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit,nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit,nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
— Edi Rama (@ediramaal) July 28, 2020