Kryeministri Rama, furnizuesve të naftës: Kush vendos çmim pa miratimin e Bordit, i mbyllet pika e karburantit

Sot kryeministri Rama mblodhi të gjithë furnizuesit e karburantëve në vend dhe u tha prerë që të marrin masa për uljen e çmimit deri në atë nivel sa lejon biznesi. Nëse ndodh që ndonjë furnizues vendos çmim ndryshe nga sa do të vendos Bordi, ai ose ajo humb pikën e karburantit. Do ta bëjmë me ligj.

Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

“Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej kryeministri theksoi se nuk do ju lejojë që në këto kohë të vështira të vendosni çmime të ndryshme, përveç atij që do të vendosë Bordi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky Bord do të jetë i përbërë nga dy ministra, drejtori i tatimeve, drejtori i doganave dhe tre veta nga shoqata e karburanteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?