Kryeministri Rama i përgjigjet Presidentit Meta

Pas akuzave të Presidentit Ilir Meta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

”Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”,-shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta sqaroi se në Tiranë mafia ndërkombëtare po pastron paratë e krimit me mafien vendase dhe kryeministrin Rama.

Presidenti deklaroi haptazi dhe prerë se Kryetarin e Shtetit nuk e ndal asgjë dhe asnjë të mbrojë demokracinë, të cilën po e dhunon e shkatërron Edi Rama, sepse e di që mafia ndërkombëtare me Edi Ramën duan ta kthejnë Shqipërinë vend për pastrimin e parave të krimit e drogës.

 

https://arkiva.kohajone.com/ilir-meta-pushteti-i-edi-rames-eshte-fashizem-me-25-prill-populli-te-dale-ne-votime-te-rrezoje-kliken/

SHKARKO APP