Kryeministri Rama mbërrin në Beograd, pritet në aeroport nga Ivica Daçiç
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Beograd, kurse në aeroport është pritur nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, raportojnë mediat serbe.
Rama nesër do të zhvillojë takim bilateral me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kurse të dy kryeministrat do të marrin pjesë në Forumin beogradas të Sigurisë, transmton lajmi.net.
Ngjarja qendrore e forumit do të jetë dialogut për marrëdhëniet e ardhshme shqiptaro-serbe dhe stabiliteti i Evropës Juglindore.
Në kuadër të forumit do të jenë 25 shqyrtime nga më shumë se 100 panelistë dhe 700 pjesëmarrës, përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Kjo vizitë e Ramës në Beograd është kundërshtuar ashpër në Kosovë dhe atij i është bërë me dije se nuk mund të flas në emër të Kosovës me kryeministrin serb. Kjo është vizita e dytë e Ramës brenda pak kohës në Beograd.
KOHA JONË SONDAZH

