Kryeministri Rama mbërrin në Vjenë (foto dhe video)
Edi Rama po viziton Vjenën (Austri). Rama shkruan: “Me Ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger, për të nxitur lidhjen mes Universitetit Bujqësor të Tiranës e Universitetit Austriak BOKU, si edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik”
Pak më parë kryeministri vizitoi Universitetin e njohur BOKU në Vjenë.
“Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit #Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave”- shkruan kryeministri nga Vjena.

KOHA JONË SONDAZH

