Kryeministri Rama, mbledhje dyditore me kabinetin qeveritar në Shëngjin
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus do të jenë objektivat për vitin 2024.
Në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë po ashtu edhe analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas, bëjnë të ditur burime për mediat.
Përveç ministrave, në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Po ashtu e pranishme do të jetë edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, apo edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.