Kryeministri Rama: Më 1 maj nis epoka e shërbimeve pa sportele! Mbarojnë radhët, zvarritjet e bakshishet
Kryeministri Rama deklaron se më 1 maj “nis epoka e re e shërbimeve pa sportele”, duke përmirësuar në këtë mënyrë shërbimin e administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.
“Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.
Ky është një stacion historik i #RevolucionitDigjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit
#TëBashkuarJoTëNdarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale