Kryeministri Rama: Më pyesni tani në ora 12.00 direkt !

 

 

Rama: Më pyesni, përgjigjem në 12:00 në FB dhe Twitter

Konferenca e paralajmëruar e Kryeministrit Rama do të zhvillohet në orën 12:00 të kësaj të hëne. Shefi i qeverisë ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe ndjekësit e tij në “Facebook” dhe “Twitter” për pyetjet, si dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë me pyetjet e tyre.

“Sot në 12 konferenca live në FB dhe Twitter, flm për pyetjet e shumta vazhdo e mos harroni në fund ‪#‎PyetKryeministrin‬”, shkruan Rama.

Pas kthimit nga pushimet në Jug të Shqipërisë, shefi i qeverisë njoftoi për konferencën përmes rrjeteve sociale.

“Të hënën, 24 gusht, 12:00, live, në Facebook & Tvvitter, do t’u përgjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonmi, te çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshir të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit, pas çdo pyetjeje vendosni #PyetKryeministrin”, shkroi Rama.

SHKARKO APP