Kryeministri Rama, mesazh për sulmet terroriste të 11 shtatorit: Ditë e zezë që goditi Amerikën mu në zemër

Kryeministri Edi Rama, në një mesazh që përkujton sulmet terroriste të 11 shtatorit dy dekada më parë në SHBA, thotë se kjo datë “do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook: 

20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?