Kryeministri Rama na uron nga SHBA për dëborën në Vermosh!

Nga Nilda Halili-
Kryeministri Rama ndodhet prej dy ditësh në SHBA. Dje ishte në Detroit. Kurse sot na ka uruar si shqiptarë, që jetojmë në Shqipëri, disa foto me pamjen e Vermoshit nën pushtetin e borës.
Ja se ç’shkruan kryeministri nga Amerika:“MIRËMËNGJES. 
dhe me Vermoshin që dëborën e ka “si të shpisë”, ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”.
Postimi në facebook i Edi Ramës është bërë në ora 08.17 (ora europiane) ose me orën e Detroit (SHBA) ka qenë ora një e natës, kur kryeministri nuk ka fjetur por ka qëndruar pa gjumë që të na urojë neve në Tiranë, mëngjesin me borën e Vermoshit.
Shënim: Prej dy ditësh Vermoshi nuk ka drita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?