Kryeministri Rama në Berlin, takimi i parë me kryetaren e Bashkisë Franziska Giffey (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku ka zhvilluar një takim edhe me kryetaren e bashkisë, Franziska Giffey.
Në këtë takim, Rama shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Kreu i qeverisë shqiptare vizitoi dhe ambientet e Bashkisë së Berlinit, ndërsa la një shënim të tij në librin “e përshtypjeve”.
Kryebashkiakja e Berlinit i dorëzoi Ramës një dhuratë.
Po ashtu edhe shefi i qeverisë shqiptare i dorëzoi një model artizanal të këpucëve tipike shqiptare, të punuara me dorë.
Pasi doli nga bashkia, kryeministri u ndalua nga një qytetar, i cili kërkoi autografin e Ramës për tre kopertina të librit të tij.


KOHA JONË SONDAZH

