Kryeministri Rama në Itali për tragjedinë e Otrantos

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë këtë të premte Italinë. Ai do të jetë i ftuari i veçantë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili po zhvillohet në Otranto të Italisë. Sipas Klan News, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky festival, i cili nisi më datë 1 Shtator, njëkohësisht do të jetë edhe si një përkujtimore e viktimave shqiptare të tragjedisë së Otrantos, e ndodhur më 28 Mars 1997.

Tragjedia e rëndë ndodhi në 28 Mars të vitit 1997. Anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi.

SHKARKO APP