Kryeministri Rama në Portin e Durrësit, takim me përfaqësuesit e biznesit të transportit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me me përfaqësues të bizneseve të transportit në Portin e Durrësit. Takimi u zhvilluar për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave, me qëllim shtyrjen përpara të eksporteve shqiptare.

I shoqëruar nga ministrat e linjës dhe zyrtarë të tjerë, kreu i qeverisë dëgjoi shqetësimet e tyre dhe zgjidhjen e problematikave në port.

“Së shpejti nis ndërtimi i portit të madh modern, në Porto Romano”, tha Rama.

“Ndryshimet këtu janë të nevojshme dhe do bëhen, po punohet edhe me Ministrinë për t’ju ndihmuar. Koncesioni i skanimit është i gabuar, më i keqi i mundshmi që e kemi trashëguar, por që do na krijonte kosto të lartë në arbitrazh. Megjithatë jemi munduar ta mënaxhojmë, ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë për ju, nga 45 euro ta ulim në 22 euro. Por në fund të fundit mbetet një koncesion i gabuar tërësisht, sepse skanimin e kamionëve shteti e bën për punën e vet, për sigurinë, krimin, kontrabandën, por jo për ju”, tha kryeministri ndër të tjera.

 

SHKARKO APP