Kryeministri Rama në Stamboll, takon presidentin Erdogan
Politikë E Premte, 9 Dhjetor 2022 10:34
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum.
Në fotot e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.
“TRT World Forum është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Rama në Facebook.