Kryeministri Rama në Tropojë: 4 milionë euro investime
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrat Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla e Ilir Beqaj ndodhet për një vize pune në qytetin e Tropojës.
Kreu i qeverisë ka premtuar mbi 4 milionë euro fonde për zhvillimin e Tropojës për të ndërhyrë në hyrjen e qytetit, infrastrukturë, përfundimin e Unazës për stadiumin, fasadat e pallateve, rikonstruksionin e gjimnazit. Premtimi u bë gjatë prezantimit të planit urbanistik të qytetit verior.
Gjithashtu Rama premtoi edhe fonde për zgjatimin i Ujësjellësit të Valbonës.
Rama në Tropojë zhvilloi takim me mësuesit dhe më pas me strukturat e PS si dhe me kryebashkiakun demokrat të qyteti, Besnik Dushaj.
KOHA JONË SONDAZH

