Kryeministri Rama: Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti

Kryeministri Edi Rama deklaron se nga e hëna me një klik në e-albania shteti vjen te qytetari me dokumentin e kërkuar.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se nga e hëna nuk do ketë asnjë orar apo radhë në zyrat e shtetit.

“🇦🇱Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti, po një klik tek e-albania dhe shteti vjen tek ti me dokumentin e kërkuar🤝
#RevolucioniDigjital🇦🇱📲🖥”, shkruan Rama.

SHKARKO APP