Kryeministri Rama niset drejt Greqisë, takohet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe kancelarin gjerman

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Ministerialin e liderëve dhe ministrave të Jashtëm të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Rama niset pasditen e të premtes drejt Greqisë ku dhe do të mbahet Ministeriali që do të bëjë bashkë 13 shtete.

Mësohet se në këtë takim do të bisedohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?