Kryeministri Rama: Nuk do të ketë urdhër për të ndaluar punën e call-centerëve dhe fasonerisë

Kryeministri Rama në një intervistë live me oranews tha ndër të tjera se “nuk do të ketë asnjë urdhër për ndalimin e punës në call-centarëve dhe fasonerive. E rëndësishme mbetet të ruajnë rregullat, distancat,etj. Kush shkel rregullat ka ndëshkime, por e përsëris se nuk do të ketë asnjë urdhër për ndalimin e punës këto kompani”, e mbylli përgjigjen kryeministri pas insistimit të gazetarit.

Kryeministri, Edi Rama, iu është përgjigjur akzuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha për koncesionet si dhe kërkesës së tij për më shumë fonde për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë.
Leftion Peristeri: Basha kërkoi anulimin e koncesionit dhe alokimin e më shumë fondeve për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë, si i përgjigjeni?
Edi Rama: Nuk i përgjigjem fare, pasi nuk kam kohë për të humbur, duke u përgjigjur gjithmonë për të njëjtat gjëra që janë kënga e pambarim e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të përsërisëkëngën e vet. Është një këngë e krijuar për të ngatërruar njerëzit. Për të krijuar idenë që ndërsa ata vuajnë, ne po merremi me para që nuk dihet se ku shkojnë. Është një këngë që e neveris, nuk kam ça përgjigje që ti jap, pasi unë këtu nuk këndoj, por komunikoj me fakte dhe argumente. Jam i shqetësuar që ta fitojmë këtë luftë me sa më pak viktima dhe të mbroj të gjithë shqiptarët, ata që nuk më duan, ata që më shajnë dhe në fund të shpëtojmë jetë njerëzish.
Rama u përgjigj erdhe në lidhje me akuzat e opozitës për tenderin e ushqimeve të ushtrisë.
Leftion Peristeri: Si është e vërteta me fitimin e tenderit të ushqimeve të ushtrisë? Kreu i Opozitës, Basha ju akuzoi juve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për këtë luftë.
Edi Rama: Përderisa më pyesni mua, më mjafton autoriteti juaj si person që ndërmjetëson komunikimin me publikun dhe nuk kam nevojë të më citoni gjinkallën që këndon të njëjtën këngë që është krijuar qysh uhu, dhe e përsërit si në paqe, si në luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?