Kryeministri Rama pas votave të deputetëve të PD: Nuk u kam premtuar asgjë!
Kryeministri Rama tha sonte pas mbledhjes së kryesisë së PS se nuk ka pasur negociata me PD-në për dakortësimin për votimin e sotëm.
“Çdo gjë që bashkon është pozitive, s’ka rëndësi si qysh, ishte një proces i vështirë, por është proces pastrimi i drejtësië në një vend që s’ka pas drejtësi kurrë. Se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një sistem drejtësie. Dhe për të pasur një sistem të tillë duhet durim i madh jo vetëm zbatim në letër.
Ajo që kemi bërë ne për drejtësinë është e paprecedentë në tërësi, kemi ecur me shpejtësi të skëterrshme. Eshtë lajm i mirë që u zgjat mandati që llumi të pastrohet deri në fund se ka akoma shumë lllum në gjykata, ku shumë nuk e kanë kaluar vetingun dhe i bien me çekiç drejtësisë në kokë”, tha Rama.
Rama i pyetur se çfarë i keni premtuar Bashës për këtë votim të sotëm, ku duhej 94 vota si ndryshim Kushtetute e ku PD e ka denoncuar reformën në drejësi si të varur nga kryeministri, ai tha shkurt: “Asgjë! Nuk kam asnjë dijeni për negoaciata në anglisht, ne nuk flasim anglisht!’- tha me ironi kryeministri duke rrëzuar deklaratat e PD dhe Bashës se po votojmë se kemi kërkuar disa kushte nga qeveria.
Pra kryeministri iu mori votat deputetëve të PD-së dhe tani në darkë vonë deklaron se “nuk do të marrin asgjë!”.
Mjeshtër i papamë ky Rama!
I përdor dhe i hedh në kazan!
KOHA JONË SONDAZH

