Kryeministri Rama për motin e keq: Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar

Pas motit të keq kryeministrit Rama njofton se “Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit

Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje.

Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”- shkruan Rama.

 

SHKARKO APP