Kryeministri Rama: Porti i Durrësit ndryshon përgjithmonë Shqipërinë. Binjak i marinës së Dubait
Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtimi i portit turistik të Durrësit, do të jetë një investim strategjik që do ndryshojë përgjithmonë ekonominë e vendit. Për të investimi i paparë ndonjëherë në vend që i kalon 2 mld dollarët do ta bëjë Durrësin portin turistik më të madh në Mesdhe dhe binjak të marinës së Dubait.
“Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait.
Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjesht etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre”, tha Rama.