Kryeministri Rama poston videon nga Austria: Jam me kancelarin dhe Hasijen!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një takim të këndshëm me një shqiptare, Hasijen nga Maqedonia e Veriut, me të cilën, Rama thotë se u takua rastësisht në perëndim të Vjenës, në Austri.
Pjesë nga biseda
Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.
Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.
Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, në Mal të Zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë.
Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim.