Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Thaçi, nis takimi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, është pritur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe këtë e ka treguar përmes një video të shkurtër të publikuar në facebook. Për shkak të masave antikovid, Rama i drejtohet Thaçit për ta takuar me grusht, ndërsa ky i fundit i ka zgjatur dorën.

Në lidhje më aktakuzat, kreu i qeverisë, Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit, ku tha se Haga për 21 vite ka zhvilluar një drejtësi selektive, ku asnjë serb s’u hetua për krime lufte në Kosovë, vetëm shqiptarët.

“Serbia s’ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike”, u shpreh Rama në mbrojtje të luftës dhe atyre që luftuan për Kosovën e lirë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/300293601156572/?__xts__[0]=68.ARCqLG87Mv2mNMoHg0VOpSarafsW95mOJFC-QlEKRgmhEKOQ3AzXaYGyKxDpbaKOw7R55fWL9L_wEx7WX-vX0QJUgfg6CUudgUuTrRdz-3FIwFTW-C_lQyRoQnaLQkOBIf2eZeeqRpkWTBstlUQVRGMIgUFCiIrXSS4YCh4Z-jIufEfQO6OMWe9k5yMMOXPbZGqIv8DqXq6SHLxK6N2G13MQ5GMLUhQfkMecT6QkdDkH3i3Xf6H4Lhv6XOEq_x87tyOnYPvZ89t8AAam02XTcFrEHp2uuScbfIOTpsgjXhM-rseKtnSPibaCUVmqkAxMNON8ARTozfF6-QVVfXE184VyaEA&__tn__=-R

 

SHKARKO APP