Kryeministri Rama publikon pamjet e momentit të veçantë të mikpritjes në Akademinë Ushtarake në Nju Jork (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri u shfaq përballë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake për t’u dhënë lajmin se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë gjatë fundjavës.

“Unë u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për ta përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?