Kryeministri Rama publikon videon dhe i thotë të gjitha troç: Nga paketa e zgjeruar…

Kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në rrjetet sociale na ka prezantuar me Vasilin nga Lezha i cili ka përfituar pagën e luftës pasi punishtja e tij u mbyll për shkak të situatës së koronavirusit.

“Krajn, Lezhë – Vasili përfitoi pagën e luftës prej 40, 000 lekë, pas mbylljes së punishtes së tij artizanale nga Covid19.

Mjeshtër i vërtetë i qeramikës që pasi mësoi zanatin në Itali, u kthye në shtëpi, në Krajn të Lezhës, prej 20 vitesh ka ngritur punishten e tij të qeramikës, duke shkruar aty historinë e një shqiptari të dashuruar me kulturën dhe etnografinë.

Nga Paketa e Zgjeruar deri tani kanë përfituar 167, 206 individë

#THEMIATËQËBËJMË #BËJMËATËQËTHEMI”, shkruan Rama.

SHKARKO APP