Kryeministri Rama: Qendrat tregtare, lokale, restorante dhe parukeritë nuk do hapen

Kryeministri theksoi mbrëmë te Sokol Balla në news24 se “Janë disa aktivitete të tjera që do të hapen javën e ardhshme dhe pastaj mbeten disa aktivitete që lidhen direkt me përhapjen e virusit, si qendrat tregtare, lokale, restorante, përfshirë edhe parukeritë.
Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj. Akoma nuk kemi hapur kufijë mes qyteteve dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim, por nuk e dimë akoma kur. Po bëjmë një fragmentim të valës, duke u hapur në zonat e gjelbërta, ku do të shtojmë në fund të kësaj jave disa zona të reja. Por kthimi në normalitet, siç ishte para virusit, do të jetë vetëm kur të gjendet vaksina. Do të jetojmë edhe dy-tre vjet me rrezikun se mund të infektohemi.” – u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?