Kryeministri Rama reagon për sulmin terrorist në Izrael
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Izrael dhe dënon autorët që kanë shkaktuar edhe humbje jete.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama në në reagim në Twitter.